Leximi
Vuante nga rënia masive e flokëve, 23-vjeçarja shëndrrohet në ‘Rapunzel’ me flokë të kuqe
Një histori suksesi kjo që mund të frymëzojë këdo. Bëhet fjalë për një 23-vjeçare nga Rusia, e cila për vite me radhë ka vuajtur nga një sindromë e quajtur alopecia, që shkaktonte rënie masive të flokëve, deri në hapësira boshe.
Sot ajo jo vetëm që është kuruar nga kjo sëmundje, por ka flokët që do ëndërronte çdo femër. Anastasiya Sidorova në moshën 18 vjeçare filloi terapitë e saj për të shpëtuar nga sindroma e rënies së flokëve.
Alopecia është një sindromë e cila prek një pjesë të madhe të popullsisë, përfshirë këtu edhe 50% të meshkujve pas moshës 50-vjeçare. Humbja e flokëve është një problem që shkakton edhe mungesë vetëbesimi, por në këtë rast, Anastasia arriti ta kthente në një histori suksesi.
Ajo sot është kthyer në një Rapunzel me flokë të kuqe. Sot në moshën 23-vjeçare ajo është kthyer në një modele të suksesshme dhe shpesh në instagram jep këshilla për të gjithë personat që vuajnë nga e njëjta sindromë.