Lajme
Xhensila, Almeda dhe Miriam morën të njëjtin vendim për bebet e tyre pas lindjes
Xhensila Myrtezaj, Almeda Abazi dhe Miriam Cani u bënë nëna në kohë të ndryshme. Xhensila solli një vajzë dy vite më parë të cilën e pagëzoi me emrin Ajka. Almeda u bë nënë vitin e kaluar me lindjen e Efehanit. Ndërsa Miriami u bë nënë për herë të dytë këtë javë duke sjellë në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Duam.
Pas lindjes, të tre artistet morën të njëjtin vendim. Bëhet fjalë për procesin e ruajtjes së qelizave staminale të bebeve, për të siguruar të ardhmen e shëndetit të familjes. Xhensila dhe Almeda e njoftuan këtë vendim me anë të postimeve në rrjete sociale dhe të njëjtën gjë ka njoftuar sot Miriami.