Lajme

‘XHISIELA’/ Pas dë nimit nga GJYKATA, djali i Rrahman Rrajës bëhet i ‘mbarë’ dhe i futet biznesit, ja kompania që ka hapur (Detaje)

Posted on

Gjykata e Krujës, d ënoi me një vit shërbim prove Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Rexhepi duket se e ka përfunduar shërbimin e provës dhe tashmë po tenton të ‘rehabilitojë’ figurën e tij duke u shfaqur si biznesmen.

Rexhepi rezulton aksioner i kompanisë ‘DigiTel’ të cilën e ka në bashkëpronësi me Erion Sefajn, secili me 50% të aksioneve.

Këtë kompani, sipas të dhënave të publikuara nga ‘Open Data Albania’, Rraja e ka themeluar më 14 janar të 2020-ës, pra vetëm një muaj më parë.

ÇFARË OFRON KOMPANIA: “Rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike,Shërbime audio dhe audiovizive (Televizion Kabllore), Montime sistemesh sigurie, sistemeve të akses kontrollit, sisteme aparaturash mjekësore, sisteme UPS, stabilizatorë, gjeneratorë, radio-ndërlidhje, sisteme me fibër optike. Servis kompjuterash, shitje aksesorësh, fotokopje, import-eksport, instalim dhe mirëmbajtje të pajisjeve të telekomunikacionit, tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve kompjuterike,kancelarike,telefonike,elektronike,elektrike,me naxhim kompanish vendase dhe të huaja dhe të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi në RSH”.

Kujtojmë se Rexhep Rraja për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e diskutimeve të ditës në media e opinionin publik për dhu nimin e Xhisiela Malokut dhe pse ai ka mohuar akuzat. Gjyqtarja Engjëllushe Tahiri vendosi ‘shërbim prove’ për djalin e deputetit të PS, ndërkohë që Prokuroria kërkoi 1 vit burg për Rexhep Rrajën.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte