Lajme
Ylli Merja: Vlerat e dëllinjës së kuqe dhe si të kuroni cistet me to
I ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, mjeku popullor Ylli Merja i ka kushtuar një rëndësi të veçantë dëllinjës, vlerave të saj dhe çajin që përfitojmë nga ajo.
Merja shprehet se dëllinjat veprojnë si një filtër, si një pastrues i gjakut. Tani është koha më e përshtatshme e rritjes së dëllinjave të kuqe, pasi temperaturat janë të përshtatshme.
Ato largojnë ujin e tepërt nga organizmi dhe sidomos atë të zemrës. Lëngu i tyre kuron cistet në vezore, cistet ujore në mëlçi, cistet në gjoks, cistet ujore në tiroide e kështu me rradhë.
Çaji i dëllinjës ndryshon deri diku nga të tjerat.
Për të bërë çajin e dëllinjës fillimisht në një tenxhere duhet të shtoni kokrrat. I lini 10 minuta në ujë për tu zbutur dhe më pas mund t’i jepni një valë 2-3 minuta. Dëllinjat duhet t’i shtypni pak me ndihmën e një luge para se t’i shtoni në ujë.
Koha për t’i konsumuar më shumë ato!