Lajme
Zbulohet ç’do bëjë Alketa sonte në skenë e Sanremos: Do këndoj dhe…
Alketa Vejsiu do të prezantojë mbrëmjen e sotme, në natën e tretë të festivalit të “Sanremos”. Në një intervistë për Drini Zeqon, Alketa ka zbuluar se sot do të këndojë dhe do të ketë një monolog ku do të flasë për eksodin e shqiptarëve.
“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…
Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…”, tregoi Alketa.
“Mos ndërro shumë fustane”, i tha Drini duke qeshur ndërsa Alketa u përgjigj: “Vetëm dy sot …sot rëndësi ka fjala, fjala është e para”.
Burimi: opinion.al