Lajme
Zbuloni ç’surpriza kanë parashikuar yjet, publikohet horoskopi javor nga Paolo Fox për datat 17-23 shkurt
Dashi: Yjet për këtë javë nuk ju favorizojnë, të paktën në datat 17 dhe 20. Mund të lindë ndonjë mosmarrëveshje në familje dhe do të bënit mirë të mateshit para se të flisni me partnerin. Në aspektin profesional është e këshillueshme që të mos hiqni dorë nga një projekt. Që diçka të jetë e suksesshme, kërkon angazhim dhe sakrifica.
Demi: Të lindurit e shenjës së Dashit, pas ditëve të stresuara që kanë kaluar, nuk dëshirojnë gjë tjetër veçse të qetësohen. Puna do të shkojë më së miri dhe pritet që një projekt juaji të ketë sukses. Marrëdhënia me të afërmit do të jetë gjithashtu shumë e mirë. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm kundrejt atyre që e kanë shkelur besimin tuaj në të shkuarën.
Binjakët: Yjet parashikojnë që do të fillojë për ju një periudhë premtuese, sidomos në sferën e dashurisë. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm dhe mos i shfaqni hapur qëllimet tuaja me rastin më të parë. Situatat duhen vëzhguar me kujdes dhe llogaritë duhen bërë mirë, në mënyrë që të shmangni gabimet.
Gaforrja: Për të lindurit e shenjës së Gaforres pritet që të vijnë ditë të qeta. Marrëdhënia me të afërmit do të shkojë shumë mirë dhe nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj. Kujdes me shakatë që bëni në mirëbesim, sepse ndokush mund t’i marrë për ofendim. Mundet edhe që të jeni paksa të shpërqendruar në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Luani: Me Diellin që do të kalojë në shenjën e Peshqve, kjo javë, sidomos gjatë pjesës së dytë të saj, do t’i gjejë të lindurit e shenjës së Luanit të angazhuar maksimalisht me projektet e tyre dhe objektivave profesionale. Do të jeni të favorizuar në aspektin e ndjenjave, pasi Hëna dhe Mërkuri janë kthyer nga shenja juaj. Do të keni takime të reja dhe çiftet e vjetra do të forcojnë më tej lidhjen.
Virgjëresha: Gjithçka duket se do të shkojë më së miri, kur vjen fjala te dashuria, për të lindurit e shenjës së Virgjëreshës. Do të jeni nën mbrojtjen e Venusit dhe shumë miqësi do të kthehen në dashuri përgjatë këtyre ditëve. Nëse keni ndër mend të hidhni hapin e madh për martesë, ky është momenti i duhur që më në fund të gjeni kurajën. Edhe në sektorin financiar, do të jeni të favorizuar.
Peshorja: Në aspektin profesional, është e këshillueshme që shumë çështjeve të mbetura pezull t’u jepni sa më shpejt zgjidhje. Kjo situatë mund t’ju krijojë nervozizëm, sidomos në fundjavë. Në mënyrë që ta përballoni gjendjen sa më qetësisht, është e këshillueshme që të kaloni pak kohë vetëm. Ky nuk është momenti i duhur për të qenë në vëmendjen e të tjerëve.
Akrepi: Do të jeni të acaruar për çështje që kanë të bëjnë me punën dhe financat tuaja. Por kjo sjellje mund të ndikojë për keq edhe në marrëdhëniet me njerëzit që i keni për zemër. Bëni kujdes që puna të mos arrijë deri në zënkë dhe të gjeni mënyrën që të jeni në harmoni me të gjithë. Nuk do të ishte aspak ide e keqe që ndonjë nga mbrëmjet tuaja të lira t’ia kushtoni argëtimit.
Shigjetari: Disa prej marrëdhënieve tuaja miqësore do t’i etiketoni si “të çuditshme”, gjithmonë sipas jush. Do ta keni të vështirë t’u besoni të tjerëve. Në punë, do të parapëlqeni ta realizoni një projekt duke u mbështetur vetëm në forcat tuaja, në vend që të zgjidhni të punoni në ekip. Nëse i keni investuar paratë tuaja gjëkund, do të merrni një lajm të mirë.
Bricjapi: Do të hapen përpara jush perspektiva të reja për punë, sidomos për ata që janë ende në kërkim të saj. Do të keni ide origjinale, që do t’ju sjellin suksese të mëtejshme. Bashkëpunimi me të tjerët do të jetë vendimtar për të realizuar një projekt ambicioz. Ashtu si partneri juaj, edhe ju do të jeni të gatshëm të ndizni sërish flakën e dashurisë. Komunikimi është çelësi i një marrëdhënieje të mirë.
Ujori: Do të ndjeni në këtë periudhë nevojën që të rrethoheni nga miq, të afërm dhe njerëz të besuar. E rëndësishme është të kuptoni se kujt mund t’i besoni dhe kujt duhet t’i qëndroni larg. Mund të jepni shumë dhe të merrni pak në këmbim. Venusi dhe Mërkuri janë vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, prandaj pritet që të keni tensione në marrëdhënien me partnerin.
Peshqit: Edhe pse këtë javë do të keni përshtypjen se jeni në gjendje letargjie, kur vjen fjala te puna do të jepni më të mirën. Eprorët dhe kolegët do të jenë entuziastë. Në dashuri nuk pritet që të keni të reja, por as ngjarje që do ta tronditnin jetën tuaj në çift. Jini realistë në marrëdhënie me të tjerët dhe mos e ekzagjeroni me kërkesat.