Lajme
“Zot, më ndihmo të marr provimin”/ Letra prekëse e studentit që u shua nga rrëzimi i avionit në Iran
Në rrënojat e avionit ukrainas që u rrëzua dje në Iran është gjetur një letër e një studenti që i luteshe Zotit për të kaluar provimin. Letra e shkruar me ngjyrë të kaltër është gjetur në rrënojat e avionit dhe besohet se e ka shkruar një student iranian.
Sipas raportimeve, shumë studentë iranianë po ktheheshin pas pushimit dimëror dhe po udhëtonin me avionin e kompanisë ukrainase, kjo për faktin se i ka çmimet më të lira.
Në këtë aks/ident hum/bën je/tën 176 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit.
Lista e udhëtarëve e vënë në dispozicion nga kompania ajrore tregon se mes të shuarrve kishte pjesëtarë të së njëjtës familje si dhe fëmijë. Shumë pasagjerë ishin nën 35 vjeç.