Mariglen Mestani ishte një i ri 27-vjeçar, i cili konsiderohej si një djalë mjaft i sjellshëm dhe korrekt.
Ai u nd/a nga j/eta para kohe si pasojë e meningjitit që i m/ori je/tën, ku ngjarja ka therur në shpirt familjarët, kolegët dhe miqtë e tij.
Marigleni ishte profesionist në radhët e policisë rrugore të kryeqytetit dhe vendlindja e tij ishte Erseka.
Babai i Mariglenit ka rrëfyer i prekur me ngjarja se djalin e gjeti në momentet e fundit te j/etës kur mbërriti në Tiranë.
Artur Mestani tha:
Djalin e gjeta të vetëdijshëm kur shkova në Tiranë. Isha në fshat kur mora lajmin. Jam tme/rruar kur e pashë me pulla. Nuk e njoha, ma bëri me dorë, e putha nga xhami, nuk mund të qëndroja dot aty ta shihja në atë gjendje…Djali ishte i shëndetshëm nuk kishte pasur probleme asnjëherë, nuk është sëmurur. Kur hyra me djalin e xhaxhait,(nipin) djali im filloi të qante, kur na pa bashkë te dyve. Prej 7 vitesh punonte në Tiranë, shokët dhe stafi i tij erdhën me ne, na shoqëruan nga Tirana për në Ersekë. Djalin e kisha të sjellshëm, të rregullt.
Ngjarja e rë.ndë preku edhe kolegët e të riut, të cilët i kushtuar fjalë prekëse Mariglen Mestanit.