Pasditen e sotme 30 mjekë shqiptarë do të mbërrijnë në Bergamo për të ndihmuar Italinë në luftën kundër Koronavirusit. Mjekët do të zbresin në Romë por do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur.
Të premten kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministri i jashtëm italian Luixhi di Maio kanë realizuar një bisedë, si përfundim i së cilës u vendos vajtja e personelit mjekësor në Itali në shenjë solidariteti.
Mjekët do të qëndrojnë në Itali një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.
Burimi: “Corriere.it”