Ushqime

6 mëkatet që plakin fytyrën tuaj. Mos i bëni më!

Shumë prej nesh fajësojnë moshën për plakjen dhe shenjat e saj. Ka ardhur koha që të bindemi se kalimi i viteve është proces jetësor dhe jemi ne ato, që kemi në dorë lëkurën dhe mirëmbajtjen e saj, përtej viteve që ikin.

Këto janë 6 sjelljet, që një ekspert kundër plakjes nuk do t’i bënte kurrë:

1. Nuk do të dilja kurrë nga shtëpia pa aplikuar kremin antirrudhë, antioksidant dhe me SPF sepse një produkt i tillë:

Ndihmon në hidratimin e lëkurës.
Parandalon plakjen.
Lufton bakteret dhe papastërtitë.
Siguron mbrojtje ndaj rrezeve të diellit.

2. Unë nuk do të isha kjo që jam pa aplikimin e Serumit kundër plakjes
Ky mund të quhet dhe sekreti kundër plakjes! Ky përbërës i domosdoshëm, derivat i Coenzyme Q10, komunikon në mënyrë të përsosur me qelizat e lëkurës, duke i bërë ato të funksionojnë në mënyrën më të shëndetshme të mundshme. Serumi përmirëson strukturën e lëkurës, linjat dhe rrudhat menjëherë pas aplikimit.

3. Nuk fle asnjëherë pa pastruar fytyrën nga MakeUp-i
Para se të flini, sigurohuni që të dyfishoni pastrimin dhe aplikimin e kremrave kundër plakjes. Ndotësit e mjedisit grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës ndërmjet makeup-it dhe nxisin prodhimin e radikaleve të lira. Ato nxisin shkatërrimin e kolagjenit (proteina strukturale më e rëndësishme e lëkurës).

4. Fle gjithmonë 7-8 orë gjumë
Unë përpiqem të fle, të paktën, 7-8 orë gjumë çdo natë. Jo vetëm që lëkura juaj është më aktive gjatë natës, por çdo orë që jeni në gjumë është një orë më shumë relaksim dhe trajtim për lëkurën tuaj. Kur jemi zgjuar, lëkura krijon kontakte faktorë të jashtëm, aspak të dobishëm për të, si UV dhe ndotja.

5. Ndjek rregullisht aktivitetet fizike

Është vërtetuar se, ushtrimi i trupit me aktivitete fizike e ndihmon lëkurën për rritjen e vitalitetit të saj, duke krijuar imunitet ndaj faktorëve të brendshëm apo të jashtëm. Nga ana tjetër, ushtrimi i rregullt sipas ritmeve të duhura, ndihmon në reduktimin e shenjave të plakjes.

6. Unë kurrë nuk shmang trajtimin e së Dielës
Ditën e dielë, fytyra ime merr vëmendjen dhe përkujdesjen maksimale. Në shënjestër kam produktet kundër plakjes, që përshpejtojnë rinovimin e qelizave, stimulojnë prodhimin e kolagjenit, rigjenerojnë lëkurën dhe i ofrojnë një pastrim të thellë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top