Mjalti është një element shumë i shëndetshëm dhe me një sërë vetish të cilat përmirësojnë shëndetin tonë dhe parandalojnë jo pak sëmundje. Dobitë e tij mund të dalin edhe më shumë në pah, nëse kombinohet me ujë dhe përdoret rregullisht.
Ky bashkim e bën më të lehtë konsumin e mjaltit dhe është shumë i këshillueshëm të pihet me stomakun bosh.
Ndihmon për të humbur peshë- Mjalti është një element që na bën të ndihemi të ngopur dhe ndihmon për të kontrolluar ankthin ndaj ushqimit. Tretja e një luge mjaltë në një gotë ujë, na ndihmin për të humbur peshë, pasi stimulon ndjesinë e ngopjes dhe kontrollon mekanizmin e trurit që shkakton nevojën për të marrë sheqer.
Redukton nivelin e kolesterolit- Personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, arrijnë që ta ulin atë në masën 10% brenda disa orësh, duke pirë ujin me mjaltë esëll. Ndër të tjera kjo përzjerje parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Për të qenë më efektive një praktikë e tillë mund të konsumohen dy lugë mjaltë në 480 ml ujë.
Forcon sistemin imunitar- Mjalti është një element me shumë veti antibiotike, i cili na mbron nga viruse dhe baktere që shkaktojnë infeksion, temperaturë dhe të ftohtë. Një tjetër veti që nuk dihej është se uji me mjaltë ndihmon në tretje.