Lajme

Receta e petullave më të shkrifëta që keni ngrënë ndonjëherë

Janë petullat që çdokush do të donte t’i kishte çdo mëngjes në tryezë. Mësoni sekretin e servirur nga shefat britanikë për rezultatin më të mirë.

  • Përbërësit:
  • 1banane,
  • 1 vezë,
  • 1 gotë miell (rreth 200g),
  • ½ lugë çaji sodë buke,
  • 1 gotë qumësht (rreth 300ml),
  • 1 majë lugë çaji kripë,
  • Gjalpë (ose vaj kokosit për skuqje).

Përgatitja:
Qëroni bananen, prejeni në feta dhe shtypeni me një pirun derisa të bëhet një masë pureje. Shtoni miellin, vezën, sodën e bukës, qumështin dhe kripën. Përziejini mirë, derisa përbërësit të kombinohen plotësisht. Nëse keni kohë, lëreni brumin mënjanë për rreth 1 orë para se ta përdorni.

Vendosni një tigan me gjalpë ose vaj në zjarr. Kur yndyra ka shkrirë, shtoni pak nga brumi i petullave. Skuqini për rreth 2-3 minuta nga të dyja anët. Mund t’i shërbeni me boronica, feta molle etj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top