Maskat për fytyrën të bëra në kushte shtëpie janë metoda të shkëlqyera dhe efektive për të shpëtuar nga aknet, pikat e zeza dhe probleme të tjera të fytyrës.
Këto receta përfshijnë një shumëllojshmëri përbërësish që ndihmojnë në ushqimin e lëkurës tuaj dhe në eliminimin e problemeve të lidhura me aknet.
Mjalti hidraton lëkurën tuaj, e mban të butë duke ruajtur lagështinë dhe promovon rinovimin e qelizave të lëkurës. Është mirë të përdorni mjaltin organik dhe jo mjaltin e përpunuar, pasi ky i fundit mund të irritojë lëkurën tuaj.
Përbërësit si kanellë, uthull molle, çaji jeshil, shafran i indisë dhe qumështi janë gjithashtu të dobishme për reduktimin e akneve.
Kanella ka veti anti-inflamatore ndërsa uthulla e mollës rikthen pH e lëkurës tuaj, dhe minimizon pamjen e poreve.
Çaji jeshil është i mbushur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira të dëmshme dhe ju ndihmojnë të ruani lëkurën e ndritshme, të përsosur dhe ka veti anti-inflamatore.
Shafrani i Indisë është i mirë për trajtimin e problemeve të lëkurës, për shkak të vetive antibakteriale. Qumështi i papërpunuar përmban acid laktik që sjell përfitime kundër plakjes.
Përbërësit që iu nevojiten:
Uthull molle.
Çaji jeshil.
Mjalti.
Sheqeri.
Një lugë çaji jeshil.
Përgatitja :
Vendoseni një lugë çaji uthull molle në një tas.Shtoni dy lugë çaj jeshil të ftohur dhe 5 lugë sheqer. Së fundi, vendosni një lugë çaji mjaltë në të. Përziejini mirë përbërësit. Nëse doni që maska të jetë më e trashë shtoni më shumë sheqer.
Përhapeni maskën në fytyrë duke përdorur pambuk dhe masazhoni për disa minuta për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të përmirësuar qarkullimin. Lëreni maskën rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë. Përdoreni këtë maskë rreth një herë ose dy herë në javë.