Lajme

Prekëse/ E braktisi para 48 vitesh, nëna takon e penduar të birin

Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” një nënë ka takuar pas 48 vitesh të birin. Kujtimi i kishte shkruar redaksisë së programit për të mundësuar për herë të parë një takim me nënën biologjike.

Para 48-vitesh mamaja e tij, e detyruar nga rrethanat edhe nga mentaliteti i njerëzve, e kishte lënë Kujtimin në spitalin ku kishte lindur.

Kujtimi e kishte kërkuar nënën e tij biologjike për vite të tëra, por pa rezultat. Programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të Kujtimit dhe ajo e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio.

Nëna e Kujtimit e penduar dhe e përlotur në studio rrëfeu se edhe ajo e kishte kërkuar djalin e saj.

“Të kam thirrur këtu për të të falënderuar që më solle në jetë. Nuk kam pasur kurrë qëllim që të të paragjykoj, thjesht doja të dija prejardhjen time e të të takoja ty!”, ishte mesazhi i Kujtimit për nënën e tij.

Pas shumë momentesh emocionuese nënë e bir u takuan për herë të parë.

Burimi: top-channel.tv

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top