Lajme

Pas Brexit britanikët “nxjerrin dhëmbët” dhe vendosin rregulla për të huajt: S’do t’ju tolerojmë!

Ditën e djeshme në Britaninë e Madhe, mijëra britanikë kanë festuar vendimin e marrë me referendum për daljen e këtij shteti nga Bashkimi Europian. Veç festës, shumë prej tyre kanë vendosur të tregojnë racizmin që kanë mbajtur të fshehur për një kohë relativisht të gjatë.

Në një lagje në Ipsëich, një shqiptar denoncon një gjest të turpshëm dhe tepër racist që kanë kryer banorët e zonës. Në materialin dërguar pranë JOQ.al, shqptari tregon se në hyrje të ndërtesës ku ai jeton, por edhe në shumë ndërtesa të tjera, janë vënë shënime të tilla, turpëruese.

Në to u vendosen rregulla banorëve të huaj, të cilët, sipas asaj që shkruhet në letër, duhet ose të binden, ose të largohen nga vendi. Një prej këtyre rregullave, të cilësuar si rregull kryesor, është edhe ai i gjuhës.

Në letër thuhet se nuk do të tolerohen që qytetarët e tjerë të flasin një gjuhë ndryshe nga anglishtja në ambientet e përbashkëta.

Letra shkruan:

Pasi më në fund kemi rimarrë shtetin tonë, ndjejmë se është e nevojshme të bëhet i qartë për të gjithë banorët, një rregull. Nuk do të tolerojmë që njerëzit të flasin gjuhë të tjera veçse anglisht nëpër kate. Ne jemi zotër të vendit tonë sërish dhe anglishtja e Mbretëreshës është gjuha zyrtare këtu. Nëse doni të flisni cilëndo gjuhë mëme nga vendi nga i cili ju vini, ju sugjerojmë të ktheheni në atë vend dhe t’i ktheni banesën këshillit, në mënyrë që ata të lënë britanikët që të jetojnë këtu dhe ne t’i kthehemi asaj që ishte normale para se ju të infektonit këtë ishull të madh. është një zgjidhje e thjeshtë: Bindjuni rregullit të shumicës ose largohuni. S’do ta keni të gjatë pasi qeveria të implementojë rregulla që do të vendosin Britaninë të parën. Ndaj binduni ose ikni. Zoti shpëtoftë Mbretëreshën, qeverinë e saj dhe gjithë patriotët”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top