Mesa duket temperaturat do të ulen dhe gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë i ftohti polar. Kështu kanë theksuar meteorologët, të cilët shtojnë se do të rikthehen reshjet e dëborës.
Gjithashtu, bëhet me dije se e marta do të jetë një ditë e ftohtë ku temperaturat do të ulen deri në -8 gradë në zonat malore dhe -2 gradë në kryeqytet.
Ndërkohë ditët më të ftohta pritet të jenë e enjtja dhe e premtja.
Fundjava e ardhshme pritet të rikthejë sërish motin me diell, pasi dhe temperaturat do të shënojnë rritje graduale.