Moderatorja shumë e dashur për publikun, Ornela Bregu prej kohësh tashmë jeton në Spanjë me familjen e saj. Sot e motra, Majlinda e ka surprizuar Ornelën duke i shkuar për vizitë në Spanjë pa e lajmëruar. Këtë e ka zbuluar vajza e Ornelës, Benina e cila ka postuar një foto me tezen, e lumtur për këtë surprizë.
Dy motrat, Ornela dhe Majlinda kanë realizuar edhe një foto shumë të bukur bashkë, duke pozuar njësoj sikur ishin të vogla.
“Dhe vitet ikin tutje dhe ikin një nga një”, shkruan Ornela krah kësaj fotoje.
Ndërsa Majlinda ka postuar një tjetër moment mes motrave, ku shfaqet duke i rregulluar flokët Ornelës.