Aktorja e famshme, ikonë e kinematografisë shqiptare, Matilda Makoçi ka dhënë një intervistë të rrallë për televizionin A2 CNN, ku si rrallëherë ka folur për marrëdhënien me djalin e saj Gregorin, kujtimet që ka ruajtur nga martesa me kryeministrin Rama dhe mendimin e saj për Linda Ramën.
Në apartamentin e aktores ndodheshin tre piktura të Edi Ramës, një portret i saj realizuar ato vite të rrugëtimit së bashku dhe dy vepra të tjera ndërsa në dhomën tjetër një vepër e Gregut.
Aktorja tregoi se Gregu ka kërkuar të qëndrojë vetëm dhe ajo e ka respektuar vendimin e djalit.
“Shkon shpesh tek ata. Tani e kishin marrë për pas tërmetit, ndenji disa ditë atje në shtëpinë e tyre, por do rehatinë e vetë. Nuk rri në një vend. I pëlqen shumë të rrijë vetëm, me mundësitë e veta, me miqtë e vetë, e ndihmon dhe gruaja e Edit, është grua shumë e mirë”, u shpreh Makoçi.