Lajme

Habit Alesia Bami: Unë ia fal partnerit tradhëtinë sepse…

Modelja shumë e komentuar, Alesia Bami është bërë pjesë e rubrikës më të re “Trotuar” në “E diell”, ku çdo javë personazhet e kësaj rubrike diskutojnë mbi një temë të caktuar. Tema e kësaj të diele ishte mbi tradhëtinë. Teksa shumica e personazheve u shprehën se nuk do e falnin tradhëtinë, Alesia dha një opinion ndryshe.

Modelja u shpreh se do t’ia fale tradhëtinë partnerit dhe e arsyetoi kështu: “Kur të kem dikë dhe ta dua fort, sigurisht që do ta fal dhe do ta fal për arsyen se dalin shumë okazione rrugës. Nëse dashuria është sipër egos sime sigurisht që do ta falja”.

E pyetur nga Fjoralba Ponari nëse do t’i besonte partnerit sërish pas tradhëtisë, Alesia u përgjigj: “Shumë, do kem besim”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top