Lajme

Jonida uroi Elvanën për ditëlindje, por komenti epik i Besnikut e mori gjithë vëmendjen

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, feston sot ditëlindjen. Ajo ka marrë urime të shumta nga shumë miq, fansa e kolegë.

Mikesha e saj e ngushtë Jonida Vokshi, ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto krahas Elvanës dhe e ka uruar shkurt, qartë dhe plot dashuri. ” Gëzuar ditën tënde të lindjes gjysma ime”, shkruan ajo.

Fotoja e publikuar nga Jonida ka marrë komente të ndryshme, mirëpo në sy ka rënë urimi i bashkëshortit të saj për Elvanën. Ai i ka bërë një urim epik duke u bazuar në atë që i ka shkruar Jonida. “Gëzuar gjysma e gruas time! U gëzofsh e u lumturofsh gjithë jetën”, shkruan Besniku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top