Lajme

Si të përgatisni gështenja të pjekura në mënyrën më të mirë. Ja disa hile

Është koha e gështenjave dhe me recetën e teknikat e duhura ju mund t’i shijoni siç duhet së bashku me familjen tuaj.

Është e rëndësishme që gështenjat të piqen mirë dhe nga ana tjetër mos të jenë shumë të fortë për dhembët tanë. Atëherë si ta arrijmë këtë?

Ju nevojitet: 1 kg gështenja dhe 1 litër ujë.

Udhëzime për përgatitjen:

Merrni gështenjat dhe i bëni një prerje horizontale me thikë. I lini në një tas me ujë përreth 2 orë. Ky proces shërben për t’i hequr më lehtë lëkurën pasi ato të jenë pjekur. Pas kësaj i vendosni gështenjat sipër një pecete kuzhine apo qese letre e cila do të ndihmojë për të përthithur ujin.

Tani në një tavë ku keni vendosur një letër kuzhine, përhapni mirë gështenjat. I lini të piqen përreth 25-30 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Sapo të jenë gati vendosini të pushojnë në një shportë ose tas për 15 minuta dhe i mbuloni me një leckë. Në fund mund t’i shijoni gështenjat e pjekura, perfekte për këtë kohë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top