Bashkëshortja e Bleros, Afrona ka marrë së fundmi një surprizë shumë të bukur. Modelja ka postuar në Instagram një foto ku tregon krahun e një mashkulli që ka bërë tatuazh fytyrën e saj.
Ky mashkull është pikërisht vëllai i Afronës i cili ka dashur ta lumturojë motrën me këtë veprim dhe ia ka dalë. “A nuk është kjo dashuri e vërtetë e vëllait? Nuk kam fjalë ta përshkruar…Të dua shumë vëllai im Afrim Dika. Zoti të bekoftë zemra ime”, shkruan Afrona.
Në këtë postim ka komentuar edhe Blero i cili i shkruan kunatit: “Bravo Afrim Dika! Tash e ke në krah femrën më të bukur”.