Lajme

Bukë të skuqura për mëngjes, pa vezë!

Për një mëngjes të shpejtë dhe të shijshëm, provoni të gatuani këto bukë të vogla të skuqura. Mund t’i servirni me reçel, mjaltë ose me shurup panje.

Përbërësit:

2gota miell,
1 lugë çaji pluhur pjekës,
1 lugë çaji kripë,
¾ gotë ujë,
Vaj luledielli për skuqje.

Përgatitja:

Miksoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën në një tas të madh. Shtoni ujin gradualisht dhe përziejini përbërësit me duart tuaja derisa të bëni një masë brumi homogjene. Merrni pak brumë dhe bëni disa bukë të vogla. Nxehni vajin dhe renditni në të bukët. Piqini në të dyja anët për rreth 3 minuta. Kullojini dhe vendosini në një pjatë ku keni vënë më parë një pecetë kuzhine.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top