Një tjetër lajm tr agjik vjen nga Kina, pas vd ekjes së mjekut 28-vjeçar ditën e djeshme.
Mësohet se është nd arë nga je ta mjeku kinez, i cili dha i pari alarmin për përhapjen e koronavirusit.
34-vjeçari, Li Wenliang, paralajmëroi për virusin vd ekjeprurës që në muajin dhjetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai postoi mesazhin e tij në një grup në aplikacionin WeChat, duke shkruar se shtatë pacientë ishin diagnostikuar me një virus të ngjashëm SARS-in, i cili u përhap si epidemi në mbarë botën në vitet 2002-2003, duke shkaktuar qindra të vd ekur.
Pas mesazhit të postuar, Li u akuzua nga autoritetet kineze për “përhapje paniku”, duke e detyruar atë të heshte.
Ai u arrestua nga policia, por pasi virusi i ri doli jashtë kontrollit, u la sërish i lirë.
28-vjeçari u shtrua në spital në 12 janar, pasi u infektua me koronavirus teksa po trajtonte një nga pacientët e tij.
Në datën 1 shkurt, ai u konfirmua si i prekur nga koronavirusi.
Vd ekja e mjekut kinez është konfirmuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Përmes një postimi në Twitter, OBSH-ja shprehu ngushëllime për ndarjen tra gjike nga j eta të mjekut kinez, i cili u bë i njohur në të gjithë botën për paralajmërimet e tij për koronavirusin.
Në njoftimin e shkurtër thuhej:
Jemi shumë të trishtuar nga vd ekja e Dr Li Wenliang. Të gjithë duhet të jemi krenar për punën që ai bëri kundër koronavirusit.”
Sipas raportimeve më të fundit, numri i vik timave nga koronavirusi është rritur ndjeshëm, duke shkuar në 565, ndërsa janë konfirmuar mbi 28 mijë të prekur me virusin vd ekjeprurës.
Burimi: CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania