Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 je të dhe me mijëra shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatëruan nga lëkundjet e forta sizmike.
E tillë është edhe historia e familjes Prrini në fshatin Mazhë. Kjo familje ende nuk e ka marrë bonusin e qirasë.
Jeta për ta është bërë e vështirë, pasi kanë më shumë se dy muaj që jetojnë në çadër. Kjo familje përbëhet nga tetë anëtarë dhe jetesa në çadër në këto ditë të ftohta është bërë më shumë se e vështirë.
Sami Prrini kryefamiljari ka thënë:
Këtë llamarine e kam sajuar vetë komplet, jemi 8 persona në familje nuk rrihet në një çadër. Banesa është dëmtuar shumë, jemi në kushte shumë të vështira e shikoni.‘‘
Kurse bashkëshortja e tij, Lumturie Prrini ka treguar:
Në çadër hyn uji brenda, çadra laget sa bie shi dhe bryma. Aty fle djali me nusen dhe dy fëmijët e vegjël, i vogli sa mbushi vitin. Jemi shumë keq, nuk rrihet në çadër.‘‘