Lajme

E dashura ka ditëlindjen, milioneri i bën super-dhuratën “bishë”

Ai është pa asnjë lloj dyshimi, një nga meshkujt më tërheqës në botë dhe të tillë nuk ebën vetëm pamja fizike, por edhe karizma, humori, mënyra se si e shijon jetën, e pa diskutim, edhe paratë që ka. E kemi fjalën për italianin Gianluca Vacchi.

Ai ka një jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here shpërndan imazhe nga jeta e përditshme. Pjesë e përditshmërisë së tij është edhe e dashura, Sharon Fonseca.

Komentuesit në rrjete sociale i kanë “pagëzuar” me sinonimet “gjyshi me mbesën” për shkak të diferencës 25 vjeçare në lidhjen e tyre romantike.

Por milioneri italian Gianluca Vacchi, 52 vjeç dhe modelja venezueliane Sharon Fonseca, 27 vjeç, duken më të lumtur se kurrë. Së fundmi, artisti e biznesmeni i njohur e ka surprizuar të dashurën e tij me një dhuratë luksoze për ditëlindje, një makinë “Range Rover”.

Momenti kur e dashura merr dhuraten nga Gianluca Vacchi on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top