Lajme

Arjola dhe Ermali japin njoftimin e rëndësishëm për policinë e shtetit shqiptar

Filmi më i komentuar i momentit “I love Tropoja”  me regji të Ermal Mamaqit dhe skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait, është pritur shumë mirë nga publiku dhe në Pallatin e Kongreseve ka një dyndje të madhe njerëzish, në çdo orar të transmetimit.

Së fundmi në një video të publikuar nga Ermali në llogarinë e tij të Instagramit, ai dhe Arjola kanë njoftuar se të gjithë policët e shtetit shqiptar përfitojnë bileta falas për të parë filmin “I love Tropoja”.

Për këtë mjafton që të jenë punonjës të policisë shqiptare, të paraqiten me një dokument te kasat e “Pallatit të Kongreseve” dhe kjo është një dhuratë simbolike nga ekipi i “I love Tropoja”!

2 orë buzëqeshje falas për ata që kujdesen 24 orë që të mos na mungojë buzëqeshja”, shkruan Ermali.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top