Ditën e sotme u nda nga je ta e legjendës së muzikës shqipe, bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Këngëtarja e shumë hiteve vuante nga një sëm undje e rëndë prej kohësh, por kishte shpresë për jetën.
Kështu tregoi sot miku i saj, Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
“Ajo kishte shpresë që do bëhej më mirë. Takohemi në shtëpi, jo më në spital”, ishin fjalët e fundit të Nexhmijes, tregoi Minxhozi për emisionin “Shqipëria live”.
“Ishte një njeri me zemër të madhe, ishte person i jashtëzakonshëm. Dëshira e saj ishte të më tregonte disa kaseta, këngë që nuk i kisha dëgjuar, por ajo vd iq me muzikën”, u shpreh Minxhozi.