Lajme

E pushuan nga puna, 46-vjeçari ka pesë vite që jeton në një kasolle në pyll

Para 6 vitesh vitesh Marc Freukes e pushuan nga puna. E pas një viti pasi e kishin pushuar nga puna, ai zgjodhi të jetontë në pyll. Ndërtoi një kasolle vetë në mes të pyllit dhe mori me vete edhe qenin e tij.

Ai tregon se jetesa në pyll e ndihmoi të kalonte atë periudhë të vështirë. 46-vjeçari i ka bërë të gjitha vetë për ta ndërtuar kasollen e tij në mes të pyllit.

Por tani ai është duke u përballur me autoritet, pasi ata duan t’ia prishin. Ai punonte si instruktor golfi dikur. Qeni i tij quhet Rala dhe është miku i tij më i mirë.

Natyra në pyll e qetëson 46-vjeçarin dhe i jep atij të gjitha ato që dëshiron. Ai ka treguar:

E vetmja gjë që më ndihmoi, ishte të rrija në natyrë.’’
Autoritet i kanë thënë se nëse ai nuk e shkatërron kasollen e tij brenda një afati kohor prej dy muajsh do të marrë një gjobë prej 1252 eurosh.

Në Gjermani ka rregulla shumë të ashpra për ndërtimet brenda territorit të një pylli. Në shumë pak raste brenda territorit të një pylli është lejuar të ndërtohen vetë disa ferma të vogla ekologjike.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top