Artistja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi ka bërë sot një postim shumë prekës në Instagram ku kujton të atin e ndjerë, Ferdinand Radin.
“Mos e lini këtë dorë të shkojë. Nuk do të ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait. Nuk ka, jo nuk ka”, shkruhet në foton e postuar nga Rozana.
“Sa vite u bënë sot që s’je më? Po më duken më shumë se shumë! Më mungon baba, jeta ime”, shkruan artistja krah fotos.
Ferdinand Radi u nd a nga je ta në vitin 2004. Artisti luajti role shumë të njohura si Zani nga “I treti”, kapter Mevlani nga “Historiani dhe kameleonët”, ku u nderua me kupën e Festivalit të IX, Sejmeni tek “Balada e Kurbinit”, Arixhiu nga “Vd ekja e kalit” si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin “Nata”.