Prezantuesja e njohur, Kiara Tito ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram të cilët kanë qenë shumë kuriozë për jetën e saj private. E pyetur nëse e ka zhgënjyer ndonjë person i zemrës, Kiara ka pranuar se është zhgënjyer pasi ka pritur shumë nga ai person.
“Pothuajse gjithmonë. Ndodh kur ke pritshmëri të larta tek një person. Mos kini pritshmëri tek asnjë person përveç vetes tuaj”, është përgjigjur Kiara.
E pyetur si do ta gjejë Shën Valentini, ajo ka preferuar të përgjigjet me një emoji që tregon se do të jetë vetëm.
Ndërsa sa i përket rikthimit në ekran, Kiara ka treguar se mezi po pret të tregojë projektin e ri që siç e kemi zbuluar më herët, do të jetë një emision për modën.
“Së shpejti do të rikthehem me një format krejtësisht ndryshe. Përgjegjësitë do të jenë më të mëdha. Mezi po pres t’jua tregoj”, shkruan Kiara.