I ftuar në “E diell”, ishte Robert Berisha i cili foli për deklaratën që bëri bujë dhe u shpreh se është keqkuptuar në atë çfarë ka dashur të thotë.
Roberti u vendos përballë gazetarëve të “E diell”, mes tyre edhe Alesia Bamit, me të cilën u përp las në një moment për shkak të termit që ai përdori.
Teksa po flisnin për tradhtinë, Roberti pyeti Alesia Bamin: “A je tradhtuar ndonjëherë ti? A të ka tradhtuar dashnori?”
Alesia ia ktheu: “Nuk je ti për të më bërë mua pyetje dhe nuk e quan dot dashnor se nuk kam pasur dashnor, por të dashur. Okej?”
Roberti: S’ke dashnor a?
Alesia: S’jemi Kosovë këtu, jemi në Shqipëri (duke iu referuar faktit që në Kosovë fjala dashnor përdoret për të dashurin)
“Nuk kam”, iu përgjigj Alesia pyetjes së Robertit ndërsa këngëtari e ktheu me të qeshur: “Më duket se të kam parë diku…”
“Mbase jemi parë në ambiente pune”, i tha Alesia.