Modelja bukuroshe shqiptare, Adrola Dushi, është bërë pjesë e videoklipit të këngëtarit Eugent Bushpepa. Ajo shfaqet buzë detit, e qeshur dhe në skena romantike me këngëtarin.
Kjo është hera e parë që modelja shfaqet në një videoklip dhe siç ka treguar ajo ndoshta dhe e fundit. Adrola ka postuar një pjesë të klipit në profilin e saj të Instagramit dhe dhe ka zbuluar arsyen pse pranoi të ishte pjesë e tij.
“Nuk më keni parë në asnjë videoklip dhe ndoshta nuk do të më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk i thoja dot jo. Rresheni rock’s. Erdhëm të tre nga një qytet i vogël dhe ia dolëm të ndërtonim ëndrrat tona. Gent, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithnjë fanse e muzikës dhe zërit tënd. Reni, ti je bashkëpunëtori i vjetër, profesionist i vërtetë, tanimë shoku im”, shkruan ajo.