Lajme

Pasi të provoni maskën me majdanoz, rrudhat do të jenë një e shkuar e keqe!

Cilët janë shkaktarët e rrudhave dhe njollave? Edhe pse ka shumë faktorë që ndikojnë në formimin e rrudhave dhe problemeve të tjera të fytyrës, disa nga ato janë: Ndryshimet hormonale, heqja e qimeve me lazer, shtatëzania dhe kontraceptivët e ndryshëm.

Por, fatmirësisht ka disa mjekime popullore të cilat mund t’i përgatisni shumë thjeshtë në shtëpi.

Një nga ato është dhe përdorimi i majdanozit, i cili ka veti të panumërta në eleminimin e akneve, irritimeve të ndryshme, njollave etj. Bima e majdanozit mund të trajtojë gjithashtu diabetin, mosfunksionimin e veshkave dhe rekomandohet për uljen e temperaturës apo etheve.

Përbërësit:

  • 2lugë majdanoz i copëtuar,
  • 1 lugë lëng limoni ose uthull molle,
  • 200 ml ujë.

Përgatitja:

Prisni gjethet e majdanozit shumë hollë dhe vendosini në një tenxhere për të valuar për 15 minuta. Më pas lëreni të ftohet dhe kur të jetë ftohur, hidhni një lugë limoni ose uthull molle. Vendoseni në një enë qelqi dhe mbajeni në frigorifer.

Si ta përdorni:
Proçedura është shumë e thjeshtë! Mund ta përdorni njëlloj siç përdorni kremin tuaj hidratues, pra vendoseni me gishta në zonën problematike. Ky locion gjithashtu trajton qukat dhe zbardh fytyrën tuaj. Pas 30 ditësh përdorimi do vini re ndryshime të mëdha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top