Modelja dhe biznesmenia shqiptare, Aurela Hoxha komentohet gjithmonë për pamjen e saj dhe merr të gjithë vëmendjen me fotot apo videot që poston në Instagram. Së fundmi Aurela postoi një foto ku shfaqej super se ksi, e veshur me të brendshme dhe pozën e kishte realizuar në kuzhinë.
Modelja shfaqej me një look ndryshe, me paruke bjonde të shkurtra. Mirëpo një ndjekëse nuk e ka pëlqyer pamjen e Aurelës dhe e kritikon për flokët dhe për buzët.
“Me fal qe po ta them se e di qe e merr negative po shume me e mire ke qene sesa je bere buzet aspak bukur po ashtu dhe flokët”, shkruan ndjekësja.
Ndërsa Aurela tregon se me buzët e ka zënë halli sepse kur e heq mbushjen, njerëzve nuk u pëlqen. Por edhe kur i mbush, sërish kanë kritika.
“S’ta marr fare per negative. Floket jane paruke sa per kete fushate, e cila ka ne qender te te pelqejne intimot qe une kam dizenjuar, dhe jo unë, sa per buzet qe kur kam hequr mbushjen sju pelqen me askujt. Tjeter operacion, nuk kam, puth”, i përgjigjet Aurela.