Operacioni Forca e Ligjit, ose ndryshe OFL duket se nuk po ‘kursen’ askënd.
Në një video të dërguar për redaksinë e JOQ, shfaqet një grua e moshuar në zonën e “Don Boskos” e cila rrethohet nga një tufë me policë të cilët tentojne t’i marrin ato pak zarzavate të vendosura në karrocën e saj që kishte për të siguruar bukën e sotme.
Të pamëshirshem dhe hijerëndë, ata duket se po debatojnë ashpër me zonjën e moshuar, madje dhe duke e shtyrë me duar, e cila sipas pamjeve ajo duket sikur i përgjërohet që të mos ia marrin kafshatën e gojës. Gjatë momentit në të cilën ndodh ngjarja, është tërhequr dhe vëmendja e kalimtarëve të cilët kalojnë aty pranë. Në një moment të videos shihet një grua e cila i afrohet zonjës së moshuar dhe i del në mbrojtje përballe policisë, por tentativa duket se ka mbetur e kotë.
Raste si këto vazhdojnë të mbeten ende shumë shqetësuese dhe kanë ngjallur reagim të ashpër në opinionin publik.