Pamje të trishta kanë mbërritur mesditën e sotme në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Një burrë rreth të 50-ve, nga Mallakastra, i cili shet gjëra të vogla në rrugët e qytetit të Fierit, e ka zënë papritur rrebeshi i shiut.
Ashtu siç është, ai ka hedhur një plastmas supeve, ka vënë gjërat në biçikletë dhe është larguar në shi.
Gjendja e keqe e ka detyruar të dalë e të shesë edhe në kushte të këqija të motit. Qytetari i cili ka dërguar videon shprehet se ai e bën këtë për të nxjerrë bukën e gojës.
Pavarsisht motit, burri do të shesë në një vend më të mbyllur, por ai kurrsesi nuk do të shkojë në banesë, pa siguruar disa të ardhura.
Qytetari shkruan:
Pershendetje JOQ! Ktu shofim bac drenoven nga mallakastra. Qe shet rrugve te fierit. Mer ktej shet andej per te nxier buken e gojes.”
“Nxjerr bukën e gojës”/ Pamje të trishta nga Fieri, burrin e zë shiu teksa shiste në rrugë on Vidnews.