Në ditën e të dashuruarve, personat publik nëpërmjet rrjeteve sociale kanë uruar Shën Valentinin me foto të ndryshme.
Kështu ka bërë edhe deputetja e opozitës Rudina Hajdari, e cila ka zgjedhur ta urojë në mënyrë më të ëmbël.
Hajdari ka postuar një foto të vajzës së saj Sihana e cila duket në foto me disa trëndafila të kuq në dorë.
“Sihana duke shpërndarë lule për festën e Shën Valentinit. Gëzuar Shën Valentinin nga ne, “, shkruan Hajdari.