Lajme

Pasi mbylli emsionin te cilet Shqiptaret e pelqenin pa mase, Agim Bejko diten e sotme ka marre postin e rendesishem nga zoti Rama

Aktori i njohur Agim Bajko do jetë drejtori i ri i Teatrit të Kukullave. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama. “Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave”, shtohet në vendim.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KULTURЁS PЁR FЁMIJЁ DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE.Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010,

“Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Erion Isai, i cili është larguar nga kjo detyrë që në mesin e vitit 2019, pasi kandidoi dhe tashmë është kreu i Bashkisë Kolonjë.

Po ashtu Teatri i Kukullave është drejtuar dhe nga Monika Lubonja, për një periudhë të shkurtër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top