Një vajzë ka ndë rruar j e të në moshën 8-vjeçare në Ukrainë. E vogla vuante nga një sëmu ndje shumë e rrallë gjenetike, e cila prek vetëm 160 persona në të gjithë botën.
Mosha biologjike e vogëlushes Anna Sakidon ishte rreth 80 vjeçe. Të paktën këtë kanë konfirmuar mjekët që janë kujdesur për 8-vjeçaren, e cila është përballur me shumë probleme shëndetësore.
Vajza arriti të mbushte 8 vjeçe muajin e shkuar, ndërsa peshonte 7 kilogramë e gjysmë. Sipas raporteve të mjekëve në Ukrainë, shkak i shuarjes së vajzës u bë mosfunksionimi dhe plakja e shumë organeve të brendshme, pasi Anna vuante nga plakja e parakohshme.
Mes pikëllimit, nëna e saj, Ivanna, tha se ishte gati të sakrifikonte gjithçka për të parë të shëndetshme dhe të lumtur të bijën.
Timofey Nagorny, kreu i Fondacionit të Vullnetarëve të Ukrainës, i cili u mor me trajtimin e sëmundjes së vajzës, ka thënë:
Ëndrra e saj e vetme ishte të mësonte një ditë që diagnoza e mjekëve për të ishte e gabuar”.
Duke konfirmuar v de kjen e Annës, mjekja tha se vajza është trajtuar prej lindjes në spitalin rajonal të fëmijëve “Volyn”.
Ajo shtoi: