Lajme

Nga peshkatarë në miliarderë, si u pasuruan banorët e Mikonos?

Sot është një prej ishujve më të populluar në planet, por dikur, banorët e këtij ishulli të bukur nuk ishin gjë tjetër veçse peshkatarë të varfër, të cilët mezi nxirrnin bukën e gojës.

Një vizitë e ish zonjës së parë të shteteve të bashkuara të Amerikës Xheki Kenedi me bashkëshortin e saj të dytë, manjatin grek, Aristotel Onasis e bëri Mikonos të kthehet në një ishull të famshëm.

Sot shampanja dhe paraja derdhet lumë në Mikonos.

Njerëz të pasur e të veshur bukur, superjahte dhe një luks i shfrenuar të mirëpret në Nammos, një brez rëre rreth 100 metra e gjate, ku dendësia e milionerëve nga e gjitha bota për metër katror është më e madhe se kudo tjetër.

Të gjithë duan të duken në Namos, ku rrugica mund edhe fare mirë të ishin shtruar me ar e ku bare, restorante dhe dyqane markash të përzgjedhura, shpenzimet pa frena edhe dielli nuk mungojnë.

Destinacioni superluksoz i pushimeve në Mykonos shtrihet përgjatë një bregu me ujëra të kristalta dhe bare e restorante elite me komfort dhe privatësi absolute.

Klientët, futbollistë, biznesmenë, modele mbërrijnë me avion privat, helikopter ose jahte marramendës. Aktorët Leonardo Di Caprio, Tom Hanks, stilisti Valentino, këngëtaret Maria Keri, Nikol Sherzinger, por dhe modelet e Kejt Mos, Gigi Hadid, Emili Ratajkovski apo Kendall Jenner janë disa nga emrat e klientelës elitë në këtë destinacion luksoz.

Festimet dhe argëtimet janë ndër më ekstravagantet në planet dhe një shishe 15 litroshe Armand de Brignac (arman de brinjak) i ashtëquajtur “asi maç” shkon deri në 70 mijë euro… thonë se drejt ishullit ne detin Egje është nisur edhe mbretëresha e popit Madonna.

“Nëse ke para, pse jo?!” është motoja në ishull. Vetëm në një ditë, për shtretër plazhi në Nammos Beach Club duhen 150 euro. Falë këtij bumi turistesh në këtë copëz Greqi nuk është ndjerë asnjë ditë kriza financiare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top