Rreth 10 vite më parë Aurela Hoxha ishte një nga vajzat që konkurroi për t’u bërë pjesë e ekranit dhe fitoi mundësinë për të ndenjur pranë Ardit Gjebresë në emisionin “E diela shqiptare”.
Ishte fare e panjohur në atë periudhë, ndërsa sot është shumë e përfolur mediatikisht, edhe për shkak të aparencës së saj. Nuk janë të paktë ata që e aku.zojnë për ndërhyrje të shumta estetike në pjesë të ndryshme të trupit, ama ajo ka pranuar që ka rritur vetëm masën e buzëve.
Në galerinë e mësipërme gjeni qartë transformimin dhe ndryshimin e Hoxhës. Tani mollëzat e saj janë rritur, rrumbullakosur, e madje, hunda ka marrë formë tjetër, por edhe rrudhat në pjesën e syve janë zh.dukur. Shikojeni vetë për më shumë.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Instagram, modelja bëri deklaratën e bujshme se ka hequr mbushjen e buzëve dhe nuk do ti bëjë më kurrë ato./albeu.com/