Lajme

Lëngu i panxharit, kura bio për uljen e tensionit të gjakut

Dikur përdorej si një ingredient më tepër në sallatë, ndërsa tani është ushqimi kryesor i një diete të shëndetshme. Përveçse përmban një sërë vlerash ushqyese të domosdoshme për trupin, si vitamina B, hekuri, magnezi, koperi, mangani dhe kaliumi, kjo bimë barishtore i sjell organizmit përfitime të shumta që nuk mund t’i marrë në një mënyrë tjetër.leng-panxhari

Panxhari është i pasur me nitrate, që trupi i konverton në okside nitrike, një përbërës që relakson dhe zgjeron enët e gjakut, duke mundësuar kalimin e lëndëve ushqyese dhe gjakut të pasur me oksigjen në organizëm. Kjo do të thotë se sa më i mirë të jetë qarkullimi i gjakut, aq më i rregullt është tensioni. Gjatë një eksperimenti të kryer në vitin 2012, të gjithë vullnetarët që konsumuan vetëm një gotë me lëng panxhari pësuan rënie të përkohshme të tensionit sistolik të gjakut me një mesatare nga 4-5 pikë (Shënim: studimi u krye nga një kompani që merret me prodhimin e lëngjeve).

Një tjetër studim i publikuar në vitin 2008 (që nuk u financua nga prodhuesit e lëngjeve të frutave) zbuloi se njerëzit që konsumuan lëng panxhari pësuan rënie të tensionit të gjakut tre orë më vonë dhe kishin më pak mpiksje të gjakut krahasuar me personat që pinë ujë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top