Akuza të rënda janë lëshuar në drejtim të kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashit. Ai është akuzuar se punon për firmat e betonit dhe për të vjedhur fondet e bashkisë dhe jo për fierakët.
Këto akuza i ka bërë kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi. Sipas këtij të fundit duhet të nisin hetimet për Armando Subashin.
Këto akuza Baçi i ka bërë në një postim në rrjetet sociale. Në këtë postim mes të tjerash, ai shkruan se bashkia e Fierit është privatizuar.
Më pas shton se ajo është kthyer në një paçavure ku vetem vidhet dhe plotësohen tekat e familjareve, ndërsa qytetarët e Fierit nëpërkëmben çdo dite dhe mashtrohen me propaganden bajate te betonimit dhe llambave te kuqe në qendër të qytetit. Kreu i PD-së në Fier thotë se është vjedhur 70 % e shumës të investuar.
Postimi i plotë:
Bashkia e Subashit dhe Subashi i Bashkise jane gjithmone ne pararoje te vjedhjes. Nuk ndalen ne shpikjet e tyre, qe çdo qindarke te perfundoje ne xhepat e Subashajve Ja nje nga kriteret qe ka vendosur, per tenderat ” Blerje Betoni ” Per çdo ndertim, pune, tender, qe firmat do te bejne me Bashkine e Subashajve, eshte vendosur kriter te veçante : Blerjen e betonit jane te detyruar ta bejne brenda territorit te bashkise, ne menyre qe ta blejne aty ku duan Subashajt. Pavarsisht se çdo tender eshte i paracaktuar, duan qe te mos humbasin asnje qindarke. Vartesit e tij te bindur, percaktojne kritere, ne shkelje te hapur, me ligjin e prokurimit publik .Parimet e përzgjedhjes. Neni 2 Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme: a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve. b) transparencë në procedurat e prokurimit; c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve. Lexoni kriterin e vendosur nga vartesit e Subashit me urdher te ketij te fundit dhe presion deri ne largim nga puna, siç pohojne dhe e dergojne vete informacionin, “sklleverit” e Subashit: “2.3.4 Operatori ekonomik duhet te deshmoje qe ushtron aktivitetin e tij ne Bashkine e Fierit ose kontrate te perkohshme bashkepunimi me nje subjekt qe operon ne Bashkine e Fierit per prodhimin e betonit. Ne rastin e qeramarrjes, kontrata te jete e noterizuar dhe me afat vlefshmerie te pakten sa kohezgjatja e marreveshjes kuader, objekt i ketij prokurimi” A do te jete objekt kontrolli dhe hetimi kjo shkelje e hapur e ligjit ne menyre te ndergjegjshme per perfitime te paligjshme ? Bashkia e Fierit eshte privatizuar. Ajo eshte kthyer ne nje paçavure ku vetem vidhet dhe plotesohen tekat e familjareve. Qytetaret e Fierit, neperkemben çdo dite dhe mashtrohen me propaganden bajate te betonimit dhe llambave te kuqe ne qender te qytetit, duke vjedhur 70 % te shumes te investuar.‘‘