Këngëtarja e njohur shqiptare, Marjona Metohu ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Ermal Peçit dhe teksa po konsumonin një drekë i ka ndodhur një e papritur.
Me anë të një postimi në Instagram, Ermal Peçi ka treguar se Marjona i kishte thënë se ai nuk di t’i konsumojë ostriket krudo dhe vendosi t’ja demonstronte.
Mirëpo Marjona siç duket nuk është fanse e ushqimeve krudo pasi me të konsumuar ostriken, i vinte për të vjellë e nuk po e kapërdinte dot ushqimin. Ky moment shkaktoi shumë të qeshura dhe Ermali vendosi ta postojë me video.
“Ftova Marjonën për një pasdite krudo! Ndër të tjera më sfidoi e më tha se ostriket krudo unë s’dija t’i konsumoja siç duhet. Ok…ndoshta! Ja tregoma i thashë! Ja ç’i ndodhi Marjonës. Rëndësi ka që e mblodhi veten shpejt”, shkruan Ermali.