Lajme

Turneu i ‘I love Tropoja’/ Filmi bën namin në Gjermani dhe Zvicër

Filmi më i komentuar i momentit, “I love Tropoja”, me regji nga Ermal Mamaqi; skenar nga Klaudia Brahimaj, Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai, ka nisur turneun dhe tashmë po bën bujë dhe në shtete të tjera, përpos Shqipërisë.

Me datë 13 Shkurt në orën 19:00 është mbajtur premiera e filmit në Bern të Zvicrës ndërsa me datë 14 në Zurich të Zvicrës.

Po ashtu “I love Tropoja” është transmetuar në Gjermani (Mynih dhe në Koln). Ditën e sotme filmi do të jepet dhe në Hamburg të Gjermanisë. “I love Tropoja” është pritur shumë mirë dhe nga publiku i huaj dhe filmi po thyen gjithmonë e më shumë rekord në shikueshmëri.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top