Një studim i ri ka zbuluar rezultate interesante për të gjithë ata që vishen me të zeza.
Në studimin ku morën pjesë mbi 1.000 persona, të cilët u pyetën për veshjet e tyre, rezultoi se të vishesh me të zeza të bën të dukesh më inteligjent, tërheqës dhe person të besueshëm në sytë e të tjerëve.
BrightSide ka renditur edhe disa arsye se pse në gardërobën tuaj duhet të mbani edhe veshje të zeza.
Ngjyra e zezë tregon inteligjencë
Sondazhi u krye nga Buyshirtonline, një kompani që shet bluza dhe këmisha me bazë në SHBA. Studiuesit iu treguan pjesëmarrësve të sondazhit foto pothuajse identike të disa personazheve të njohur, ku e vetmja gjë që u ndryshua ishte ngjyra e këmishës që mbanin veshur.
Studimi që u quajt “Perceptimi i ngjyrës” u kërkoi pjesëmarrësve të ndajnë se cilat ngjyra lidhen me tipare të caktuara, sipas mendimit të tyre. Sipas rezultateve të hulumtimit, e zeza krijoi epërsi mbi ngjyrat e tjera në çdo kategori pozitive, që përfshin sek s ualitetin, besueshmërinë dhe inteligjencën.
Sipas hulumtimit, ngjyra rozë shoqërohej me të gjitha llojet e konotacioneve negative. Vetëm 5% e pjesëmarrësve thanë që njerëzit inteligjentë mund të vishen me veshje ngjyrë rozë.
Përveç të zezës, të anketuarit përzgjodhën edhe ngjyrën blu, të bardhën dhe jeshilen, si shenjë treguese të inteligjencës.
E zeza është ngjyra perfekte për të krijuar impresionet e para
Studimi gjithashtu zbuloi se e zeza është ngjyra ideale për t’u veshur nëse dëshironi t’i bëni përshtypje dikujt, pa u dukur vulgarë ose të “uritur” për vëmendje. 66% e femrave të anketuara thanë se e zeza ishte ngjyra më tërheqëse tek një burrë, ndërsa 48% e meshkujve u shprehën se pëlqejnë më shumë femrat e veshura me të zeza.
Portokallia dhe e verdha ju bëjnë të dukeni më pak të besueshëm
Nga ana tjetër, ngjyrat që vështirë se lidheshin me besimin, tërheqjen dhe inteligjencën ishin portokallia, e verdha, jeshilja dhe kafja. Portokallia ishte ngjyra e fundit që të anketuarit e përzgjodhën si “të sigurt” për të treguar besueshmëri te një person.
E zeza dhe e kuqja janë dy ngjyrat më se ksi
Sipas studimit, e kuqja dhe e zeza u konsideruan si dy ngjyrat më sesi. Mirëpo e kuqja ishte treguese edhe e “arrogancës”, ndërsa e zeza përfaqësonte tipare më “pozitive”, veçanërisht kur bëhet fjalë për karakteristika negative si arroganca. Si rezultat, njerëzit kanë tendencë të krijojnë më shumë mendime pozitive për dikë që vishet me të zeza, sesa dikë që vishet me ngjyra të tjera.