Lajme

Në vitin 2020 një naftëtar vuan për një copë bukë, thirrja e tyre: Rama na punëso, mos na dëbo

Të ishe naftëtar dikur ishte një punë e nderuar, sot në vitin 2020 një naftëtar vuan për një copë buke.

Shumë prej tyre nuk kanë marrë pagat dhe prej muajsh dhe e mbajnë frymën gjallë me borxhe. Punonjësit e nënstacionit të Poçemit prej disa ditësh janë në grevë urie.

Ditën e djeshme gjendja e dy prej tyre u rëndua, por ata thanë se nuk do të heqin dorë derisa sa të marrin atë që u takon. Në vendin ku ata po mbajnë grevën kanë vendosur disa pankarta në to shkruhet:

Zoti Kryeministër kërkojmë pagat tona, jo lëmoshë. Zoti Rama na punëso, mos na dëbo. Zoti Kryeministër nuk jemi shqiptarë që rrimë kafeneve, por jemi shqiptarë që kërkojmë punë.”
Në një tjetër shkruhet:

Znj, Balluku na lejo të rrisim dhe arsimojmë fëmijët tanë këtu.”
Por një thirrje tjetër ata ia kanë drejtuar edhe prokurorit:

Zoti prokuror i përgjithshëm shpenzo një orë nga dita jote e punës për Uzinën e Ballshit.‘‘
Disa prej tyre kanë thënë se kanë marrë shumë borxhe dhe se askush nuk u jep më.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top