Vogëlushi i Gjikos dhe Elita Rudit, Zëri mbush sot 1 vjeç. Zëri solli shumë lumturi në jetën e Gjikos dhe Elitës dhe çifti i janë përkushtuar në maksimum djalit. Elita e ka uruar të birin me një video shumë të bukur postuar në Instagram.
Në video shfaqen momentet kur Zëri vjen në jetë teksa mami dhe babi e presin të emocionuar.
Në një moment gjatë videos, Elita tregon se pas lindjes së djalit ka bërë një tatuazh të veçantë me dallëndyshe që simbolizon ardhjen në jetë të vogëlushit.
“Urime ditlindjen shpirt i shpirtit. Dashuria ndaj femijes tend eshte e vetmja her qe ti e kupton qe fjalet jane shume te vogla dhe s’kane vlere te madhe per te shprehur dashurine qe ndjen mbrenda vetes!! Te don nana dhe babi sa me ska!!
E paq shendeti e dashurine gjithe jeten!
Urime Zëri jone”, shkruan Elita krah videos.