Lajme

Si do bënim pa to? Shuhet në moshën 74-vjeçare shpikësi i Copy-Paste

Shkencëtari i kompjuterave, Larry Tesler, shpikësi i famshëm i Cut, Copy dhe Paste, ka ndë rruar je të.

Ish-punonjësi i PARC Xerox, Apple, Amazon, dhe Yahoo!, ishte 74 vjeç.

Ndoshta Tesler nuk është aq i famshëm sa shpikës të tjerë që bënë revolucine në teknologji por pa dyshim ka ndihmuar miliona njerëz në botë.

Sinqerisht, ku di ishim sot nëse nuk do mund ‘të prisnim’ tekst të tepërt në një shkrim nëse nuk do mund të kopjonim dot apo edhe ‘të ngjisnim’ një tekst apo një imazh?

Duhet të gjithë t’i japim një mega-falenderim, Larry Tesler.

Ai lindi në Amerikë, dhe u arsimua në Universitetin Stanford në degën e shkencave kompjuterike, përpara se të bashkohej me Qendrën Kërkimore Palo Alto të Xerox (PARC) në 1973.
Dhe ky është momenti kur ai krijoi të famshmet: Crtl + C, Crtl + V.

Po ashtu, Larry, së bashku me Tim Mott, ndihmuan në zhvillimin e një ‘ndërfaqe grafike’ të quajtur ‘Gypsy’, i cili ishte versioni i parë i paraqitjes së kompjuterit që ne njohim sot.

Pasi krijoi këtë teknologji, ai filloi punë në Apple nga 1980 deri në 1997, ku punoi në role të ndryshme, duke qenë edhe nënkryetar i AppleNet dhe shef shkencash në Apple.

Ai më pas themeloi një kompani të quajtur ‘Stagecast Software’, e cila i ndihmoi fëmijët të mësojnë konceptet e programimit, përpara se të hynte në Amazon në 2001.

Më pas filloi punë si drejtor dizajni në Yahoo!.

Sot marrim gjithçka gati falë tij dhe çdo shpikje është e dobishme ndaj edhe vlen ta përshëndesim të gjithë me shumë përzemëri, Larry Tesler.

Burimi: Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top